Labi mesazh ngushëllues prekës, për familjet e viktimave shqiptare në Munich

  • 23 July 2016 - 13:15
Labi mesazh ngushëllues prekës, për familjet e viktimave shqiptare në Munich

Këngëtari Labinot Tahiri ka ngushëlluar familjet e të vrarëve në sulmin e djeshëm në Munich, si dhe mbarë kombin Gjermanë.

Ai ka bashkëndje me dhimbjen e familjarëve, ku përmes një postimi në instagram ka përcjellur një mesazh shumë prekës,raporton “Kosova Sot Online”.

“Për çdo mërgimtarë dhe për çdo shqiptarë të cilët morrëm rrugë për herën e parë në mërgim, Gjermania për ne ishte dhe do të mbetët një Nanë e kujdesun për ne! 
I them Nanë, sepse kur emigrova i ri 17 vjeq, Gjermania më mbante të gjallë me socialin për të gjithë Azilantët që ishim e cila u kujdes në vendin e nanës për të gjithë ne!😥 I dashuri populli Gjerman, të dashur familje shqiptare ju që tani keni humbur fëmijët e juaj atje nê atë akt barbarë në MUNHEN, nga thellsia e zemres ju shpreh ngushllimet më të sinqerta për kêta engjuj! 
Ata tre engjuj shqiptarë mund të ishim ne, ju dhe plot fëmijë nga familjet tona. 
Në emrin tim dhe të gjithë atyre që sot kanë dhimbje për humbjen e këtyre të rinjëve do të ndajmê dhimbjen sëbashku me ju”,thuhet në postimin e plotë të Labit.

 

(Kosova Sot)