Vjen një reagim nga Genc Prelvukaj, flet për myslimanët e katolikët…

  • 23 July 2016 - 17:12
Vjen një reagim nga Genc Prelvukaj, flet për myslimanët e katolikët…
Të jesh musliman a katolik nuk do të thoshë se duhet të jesh i dhunshëm, ky është një fakt.
Njejt mendon edhe Genc Prelvukaj i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi.

Ta sqaroj një fakt të tillë e nxiti rasti i mbrëmshëm në Mynih i cili i ka tmerruar të gjithë. Ai ka spjeguar edhe përvojat e tij personale nëpërmjet këtij statusi:

”Gjyshi nga nana ka qene besimtar i madh. Falej 5 here ne dite. Shkonte cdo dite ne Xhami me mundesite e veta varesisht nga shendeti. Nga ana e babes me 1913 u pushkatuan dhjetra njerez te gjakut pse rrefuzuan konvertimin nga Islami ne ortodoksine sllave. Nje gje kishin te perbashket dy degezimet familjare : Nuk e promovonin e as nuk i jepnin mbeshtetje dhunes. Nuk transmetuan kurre tek ne urrejtjen ndaj tjereve pavaresisht dallimeve.
Une shok te femijerise, shok banke ne shkolle kam pase Arion Thaçin. Djale jashtzakonisht i edukuar i besimit katolik. Shqiptar i mire e i urte. Kurre nuk ka nxjerre nje fjale prej goje per te fyer apo poshteruar Shqiptaret e besimit tjeter. Ishte besimtar por ne thelb kishte paqen.
Keto dy shembuj per mua kane perbere pasqyren e vertete te cdo lloj besimi. Kane krijuar bindjen qe nje besimtar i mire, i dhunshem e perjashtues nuk mund te jete kurre pavaresisht si quhet besimi i tij.
Terrorizmi, pavaresisht nga kush behet, nuk do te mund ta njollose kurre njeriun e mire e as besimin e paster te tij.
I trishtuar si cdo njeri tjeter per ate ca ndodhi ne Munich. Uroj te mos ndodhe me. megjithate per te mos ndodhur me, duhet te goditet cdo burim ( qofte individ apo kolektiv ) qe njerezit i devijon nga vlera e vertete e besimit.
Ngushllime, jo vec familjeve te Shqiptareve por edhe te tjereve qe u vrane. Se njelloj jane – te pafajshem”.

(Kosova Sot)