Sërish në ballinë

  • 24 July 2016 - 08:58
Sërish në ballinë

Bella Hadid bën paraqitjen e saj të dytë në 'Vogue'. Bella është një nga modelet më të bukura, por ajo është duke u parë shumë shpejt një yll i shquar i modës,raporton Gazeta Kosova Sot

Bella Hadid është paraqitur në ballinën e numrit të muajit shtator të revistës 'Vogue', të edicionit japonez, ndërsa kjo është hera e dytë që ajo paraqitet në ballinat e edicioneve ndërkombëtare. Në muajin maj ajo është paraqitur në ballinën e revistës në Turqi dhe sërish ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierë.

Bella e ka postuar të premten vonë ballinën e revistës dhe i ka falënderuar të përfshirit. Në ballinë Bella shihet me grim natyral në fytyrë dhe me flokë të lagur e të krehur prapa. 

(Kosova Sot)