Ka zbardhur dhëmbët

  • 24 July 2016 - 13:02
Ka zbardhur dhëmbët

Margot Robbie ka lustruar dhëmbët në Australi. Karriera e saj ka qenë mund të themi shpërthyese gjatë viteve të fundit, ndërsa, sikur edhe koleget e saj, Margot është siguruar që ta ketë një buzëqeshje të shkëlqyer për Hollivudin te një dentist në Kuinslend gjatë udhëtimit të saj në Australi,raporton Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 26-vjeçare ka postuar një fotografi në 'Amsterdam' të bërë në 'Gold Coast Dental Boutique' të premten, vetëm disa orë pasi që ishte parë në aeroportin e Brizbejnit para fluturimit të saj ndërkombëtar. Ish-ylli nga seria 'Neighbours', e cila është rritur në Kuinslend, para pak kohësh ka folur për qëndrimin e saj të tërhequr ndaj presionit mbi aktoret për të humbur peshë në Hollivud. Ajo ka bërë të ditur se ka refuzuar që të humbë peshë për rolin e saj në filmin e ri 'Tarzan', në të cilin ka luajtur rolin e Jane. 

(Kosova Sot)