Ka mundur të shkaktojë tërmet

  • 24 July 2016 - 13:03
Ka mundur të shkaktojë tërmet

Chloe Bennet ka zbuluar dekoltenë me kostum të kuq në 'Comic-Con' Chloe luan rolin e super-heroinës Quake (dridhje, tërmet) në serinë 'Agents of S.H.I.E.L.D.', ndërsa ajo është dukur sikur do të shkaktonte tërmet e veshur me një kostum të kuq me jakë të hapur,raporton Gazeta Kosova Sot

Aktorja 24-vjeçare është dukur për mrekulli me veshjen e saj, derisa po dilte nga 'Comic-Con' në San Diego të Kalifornisë. Bukuroshja e kishte theksuar dekoltenë e saj me kostumin njëpjesësh, i cili ishte i ngushtuar në mes.

Për t'i shtuar lartësi trupit ajo kishte mbathur një palë këpucë të larta me ngjyrë lëkure. Flokët i kishte të ndarë në mes dhe të valëzuar. Grimi i saj ishte i gatshëm për paraqitjen para kamerave, derisa lëkura e saj e përkryer rinore ishte e freskët dhe e shkëlqyer. 

(Kosova Sot)