Tregon unazën

  • 25 July 2016 - 08:30
Tregon unazën

E sapofejuara Miranda Kerr e ka treguar unazën e fejesës gjatë një darke. Miranda e bëri të ditur fejesën me Evan Spiegel-in javën e shkuar, ndërsa është dukur shumë e lumtur derisa ka treguar unazën me diamant derisa po shkonte në darkë në Santa - Monika,raporton Gazeta Kosova Sot

Modelja i kishte zbuluar këmbët e saj të rrezitura me një veshje nga dantella me ngjyrë të bardhë, ndërsa është kujdesur që unaza e saj të vërehet duke e mbajtur me dorë xhaketën e gjatë të saj.

Edhe pse është mjaft e gjatë, bukuroshja australiane trupit i kishte shtuar edhe më shumë gjatësi me një palë këpucë të larta. Javën që shkoi Miranda e pranoi propozimin për martesë nga 26-vjeçari themelues i 'Snapchat'-it, me të cilin është në lidhje për tashmë një vit.

(Kosova Sot)

Glowing: Newly engaged Miranda Kerr, 33, looked incredible in a lace playsuit as she headed out to dinner at Giorgio Baldi in Santa Monica on Saturday night