Elegante, edhe me bark të zbuluar

  • 25 July 2016 - 10:22
Elegante, edhe me bark të zbuluar

Cara Delevingne thekson këmbët e gjata me pantallona të kaltra. Cara e ka lënë karrierën si modele për t'u përqendruar në aktrim, por ajo ende është dukur si një modele e vërtetë derisa po shkonte në 'Comic-Con' të Kalifornisë të shtunën për të folur për filmin e shumëpritur 'Suicide Squad'. Cara, e cila e luan rolin e Enchantress në film, ka shkëlqyer derisa po dilte në podium,raporton Gazeta Kosova Sot

E veshur me një bluzë të shkurtër me vija, bukuroshja është dukur shumë elegante edhe pse kishte zbuluar barkun. Atë e kishte kombinuar me një palë pantallona të kaltra që ia theksonin këmbët e gjata e trupit lartësi i kishte shtuar me një palë këpucë të larta me ngjyrë të zezë. FILM, MUZIKË, ART, SHOUBIZNES DUKJE UNIKE Rachel McAdams ka shkëlqyer në 'ComicCon' në San Diego të Kalifornisë Rachel e luan rolin e infermieres së natës Christine Carter në filmin 'Doctor Strange' , ndërsa ajo e ka mahnitur publikun në 'Comic-Con' ku kishte shkuar për të diskutuar në lidhje me filmin me fansat e tij.

Aktorja 37-vjeçare i ka theksuar këmbët e saj të gjata e veshur me një fustan me mëngë të gjata të zbukuruar me detaje me ngjyrë të kaltër, të gjelbër dhe portokalltë që i jepnin një dukje unike. Për aksesorë kishte zgjedhur disa unaza të argjendta, të cilat e tërhiqnin vëmendjen në thonjtë e saj me ngjyrë të errët. Me të ishte edhe vetë doktori, Benedict Cumberbatch, por edhe aktorë të tjerë, si: Tilda Swinton, Chiwetel Ejiofor dhe Benedict Wong. Elegante, edhe me bark të zbuluar.

(Kosova Sot)

Glamourzon: She decided to let her modelling career take a backseat to focus on acting. But Cara Delevingne still looked every inch the pin up girl as she headed into Comic Con in California on Saturday