Kush e bëri të qajë Jennifer Anistonin?

  • 25 July 2016 - 21:15
Kush e bëri të qajë Jennifer Anistonin?

Aktorja ishte në Itali në festivalin e filmit “Giffoni “për të marrë një çmim për arritje jetësore, sipas The Hollywood Reporter,transmeton “Kosova Sot Online”

Giffoni është një nga festivalet më të mëdha të filmit në Evropë për fëmijëtdhe adoleshentët. Një person i ri në mënyrë të veçantë thuhet se përloti Antisonin.

Gjatë një sesioni pyetje -përgjigje, një grua e re e pyeti ish "Friends" yllin e nëse ajo e ka përjetuar ndonjëherë ndjenjën të zgjohet dhe të mos e  dinte kush ishte?

Ylli i fshiu sytë e saj dhe i tha audiencës: "Nuk ka gishta mjaftueshëm  të dorës dhe të këmbëve në gjithë këtë dhomë për të numëruar se sa herë që momenti ka ndodhur me mua."

"Ne jemi të gjithë qenie njerëzore në fund të ditës, nëse ne jemi një kamariere apo bukëpjekës ose një student apo çfarëdo jemi, në fund të ditës ju do të ndiheni me dilema nese do të mund të ja dilni mbanë" tha ylli dhe rrëfeu se nuk është e vetmja që ndihet  kështu nga yjet.

(Kosova Sot)