Nuk e harron vendlindjen

  • 26 July 2016 - 08:33
Nuk e harron vendlindjen

Margot Robbie ka bërë të ditur që e ka ndërmend të kthehet në Australi për të krijuar familje. Aktorja e Hollivudit, Margot Robbie, ka treguar që planifikon t'i rrisë fëmijët në Australi, në mënyrë që ata të jenë më afër familjes së saj. Ylli i shumë filmave, dhe së fundmi "Suicide Squad", për emisionin 'The Project' ka treguar se nuk e ka ndërmend t'i rrisë fëmijët në Los Anxhelos, vendin ku jeton për momentin,raporton Gazeta Kosova Sot

Në një intervistë të përbashkët me nënën e saj, Sarie Kessler, Robbie ka thënë që e ka ndërmend të kthehet në Australi, në momentin kur mëton të krijojë familje. Duket që Margot ka marrë shembull nga Chris Hemsworth, i cili është zhvendosur nga Kalifornia në Bajron-Bej vitin e kaluar, pasi ishte bërë baba.

Shqetësimin për fëmijët e vajzës së saj e ka shprehur edhe nëna e Margot-it, Sarie, e cila ka thënë: "Jam frikësuar për të ardhmen e vajzës sime. Jam frikësuar që ajo e ka ndërmend të qëndrojë në Amerikë dhe kështu kam qenë e shqetësuar se ku do të rriteshin nipat dhe mbesat. 

(Kosova Sot)

Rising star: Margot spends most of her time overseas having established a career as a Hollywood actress