Gigi Hadid demonstron bukurinë e saj (Foto)
Gigi Hadid ka pasur disa javë me tepër obligime, duke u paraqitur së pari në një video për Tommy Hilfiger, e më pas edhe duke u paraqitur në ballinën e numrit gusht të revistës së njohur të modës, “Vogue”.
Por, të dielën Gigi Hadid duket se ia kishte lejuar vetes një ditë pushimi në Nju-Jork. Derisa në këtë qytet temperaturat ishin të larta, modelja 21-vjeçare është parë me një veshje shik dhe të bukur, derisa mundohej që të kënaqej në çdo aspekt, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Aktualisht modelja është në lidhje me këngëtarin 23-vjeçar, Zayn Malik, por ai nuk u pa me Gigin të dielën. Në ndërkohë, e ëma e Gigit, Yolanda Hadid, është parë duke bërë shoping me një shoqe në Beverlli Hills.
Ndoshta do ta teprojmë nëse themi se edhe ajo dukej e bukur, sa edhe e bija, por që dukej bukur këtë askush nuk mund ta mohojë.
(Kosova Sot)