Supermodelja e re (Foto)
Taylor Hill ka mahnitur botën me foto-sesionin e ri për kompaninë 'Topshop',transmeton Gazeta Kosova Sot.
Sir Philip Green ka një 'dhunti' të veçantë: Ai i nuhat modelet! Këtë aftësi të tij ai e ka dëshmuar disa herë, duke sjellë në botën e modelimit emra të mëdhenj - si puna e Cara Delevingne e Gigi Hadid - që, natyrisht, nuk e kanë zhgënjyer për asnjë momenti. Shefi i 'Arcadia'-s gjithmonë arrin që ta marrë një yll për ta vendosur në krye të kampanjave të tij për 'Topshop'-in, pak kohë para se këto modele të bëhen ndër emrat më të rëndësishëm të industrisë.
E rekrutuara e tij e fundit? Taylor Hill! Bukuroshja njëzetvjeçare, që është edhe engjëllushë e 'Victoria's Secret' është paraqitur në kampanjën e fundit të 'Topshop'-it, gjë për të cilën ka realizuar një sërë fotografish, që e paraqesin atë tejet joshëse. Në njërën prej fotografive ajo shihet e shtrirë në një ballkon, derisa të veshur ka një fustan të tejdukshëm, ndërsa në një tjetër fotografi, po aq të nxehtë, ajo kishte theksuar trupin e saj joshës në një fustan të zi. Fotografitë e kampanjës janë realizuar nga fotografi i shquar, Giampaolo Sgura.
(Kosova Sot)