Engjëllushja transparente (Foto)

  • 26 July 2016 - 20:38
Engjëllushja transparente (Foto)

Modelja Martha Hunt kishte përzgjedhur një të epërme të tejdukshme për t'i reklamuar sytjenat, që janë pjesë e koleksionit të ri të 'Victoria's Secret', transmeton Gazeta Kosova Sot.

Ajo është engjëllushë e brendit të njohur 'Victoria's Secret' që prej vitit 2015 dhe nuk është për t'u habitur fakti që kompani e ka zgjedhur modelen Martha Hunt për të qenë fytyra e re e koleksionit 'Easy', që është lansuar të dielën në Uashington. Bukuroshja 27-vjeçare ka reklamuar njërin prej modeleve të koleksionit të ri duke veshur një të epërme të tejdukshme, teksa është parë në njërin prej dyqaneve, ku shiten produktet e kompanisë për të cilën ajo punon. Martha kishte veshur një të epërme të bardhë me mëngë të gjata, mjaftueshëm transparente sa për t'u parë sytjenat e Koleksionit të ri 'Easy' nga 'Victoria's Secret'. Të epërmen e tejdukshme, që, natyrisht, e kishte gjithë vëmendjen, modelja e kishte kombinuar me një palë sandale të larta me ngjyrë të zezë dhe një fund me ngjyrë të bardhë, që në pjesën e përparme kishte një zinxhir.  

(Kosova Sot)

She's golden! Martha accessorized her stylish look with a gold choker necklace and a coordinating bracelet and ringShe's a fan! The blonde beauty showed off a big smile as she posed with Victoria's Secret perfume and a bra from the new lineShe's a fan! The blonde beauty showed off a big smile as she posed with Victoria's Secret perfume and a bra from the new linePutting in the leg work! The Victoria's Secret Angel showed off her toned pins in a skintight, white pencil skirtRadiant: Martha Hunt stunned in a mesh, white top as she promoted a new line for Victoria's Secret in Washington D.C.