E hershme

  • 27 July 2016 - 08:25
E hershme

Lily Aldridge nis ditën me kafe të dyfishtë. Që të jesh e kthjellët që në mëngjes dhe të jesh me stil, ke nevojë për pak ndihmë. Lily Aldridge ishte përkujdesur që të ndalej për një kafe në Nju- Jork. Bukuroshja 30 vjeçe dukej se kishte planifikuar një ditë të madhe paraprakisht, e pajisur me dy pije dhe e veshur për të lënë mbresa,raporton Gazeta Kosova Sot

Engjëllushja nga "Victoria's Secret", me kafenë me vete ishte e veshur e tëra në të zeza, një palë pantallona me zinxhir të jashtëzakonshëm përreth ijëve. Më pas, ajo kishte të veshur edhe një këmishë, po ashtu me ngjyrë të zezë, por ajo ishte e tejdukshme. Për t'u kujdesur që të mos dalë e tëra në "fushë", Lily kishte veshur një palë sytjena shumë seksi me një palmë në to. Për të mos lejuar që të dominonte vetëm një ngjyrë në veshjen e saj, bukuroshja kishte të mbathur një palë taka me motive leopardi. 

(Kosova Sot)

Hit the ground running: Lily Aldridge ensured she was ready to take on Tuesday be dropping by a coffee shop in New York