Vuri bast, humbi, e bëri . . .

  • 27 July 2016 - 09:33
Vuri bast, humbi, e bëri . . .

Margot Robbie shpjegon se si miku i saj nga filmi "Suicide Squad", aktori Jai Courtney kishte bërë tatuazh fjalën "Queensland". Margot Robbie ka bërë me dije se bashkë- aktori i saj nga filmi "Suicide Squad", Jai Courtney ka bërë tatuazhin e "Queensland" në dorën e tij, pasi kishte humbur një bast. Aktorja 26 vjeçe ka thënë për "Network Ten's The Project", se dy aktorët nga Australia kishin vënë bast rreth rezultatit të ligës ragbi,raporton Gazeta Kosova Sot

Vajza nga "Gold Coast" me krenari ka shpjeguar: 'Jai dhe unë kemi vënë bast se nëse "Queensland" fiton, ai do ta bëjë tatuazhin e shenjës dalluese të "Queensland", ndërsa nëse kjo nuk do të ndodhte, unë do ta bëja tatuazh atë "New South Wales", shenjën "NSW". Kur gazetarja Carrie Bickmore e kishte pyetur nëse Jai kishte mbajtur premtimin e tij, Margot i ishte përgjigjur : 'Queensland-i ka fituar.

Ai e ka bërë tatuazhin në dorën e tij'. Tashmë aktori australian ka diku në dorën e tij mbishkrimin "Queensland", megjithëse duket se këtë po e fsheh mjaft mirë dhe nuk është në dukje në asnjërën nga fotot e aktorit. 

(Kosova Sot)

Memento: The Suicide Squad cast were getting the word 'SKWAD' tattooed on them as a memento of their shoot with the former Neighbours star even etching the design onto the film's director David Ayer's arm