Irina dhe Bradley, më të dashuruar se kurrë (Foto)

  • 27 July 2016 - 10:32
Irina dhe Bradley, më të dashuruar se kurrë (Foto)

Në prill festuan 1-vjetorin e romancës së tyre, por sërish Irina dhe Bradley “nuk janë ngopur” me njëri-tjetrin dhe në Itali u shfaqen më të dashuruar se kurrë.

Modelja ruse dhe aktori amerikan po shfrytëzojnë temperaturat e larta mesdhetare në këtë periudhë për të marrë rreze dielli dhe padashje për të përfunduar në faqet e para të mediave rozë.

30-vjeçarja zbukuroi edhe më shumë brigjet e Sardenjas, ku me një bikini të bardhë tregoi hiret e veta, ndërsa Bradley u sigurua që të tregojë për paparacët e DailyMail që ajo është femra e tij.

(Kosova Sot)