Gold AG dënohet nga policët serbë të Kosovës, ja çfarë i shkruajnë në dënim (Foto)

  • 27 July 2016 - 13:21
Gold AG dënohet nga policët serbë të Kosovës, ja çfarë i shkruajnë në dënim (Foto)

Reperi shqiptar Arian Agushi i njohur më mirë si Gold AG, ka marrë një dënim nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar se është dënuar në Graçanicë, ku është ndalur nga dy policë me nacionalitet serbë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ai nuk është i irrituar me dënimin sa është irrituar me atë që shkruan në dënim.

“S’e e mbaj mend kur më ka dënuar policia jonë pasi mundohem të jem i rregullt në komunikacion, por mbrëmë më dënuan dy serbë edhe serbisht e paskan shkruar. Ah nuk kam faj unë që ju ‘lavdëroj’ në këngët e mia”, ka shkruar Gold AG në Facebook.

(Kosova Sot)