Ekskluzive: Gent Fatali nuk është single, kjo është e dashura e tij e kahmotshme (Foto/Video)

  • 27 July 2016 - 16:22
Ekskluzive: Gent Fatali nuk është single, kjo është e dashura e tij e kahmotshme (Foto/Video)

‘Na e dina’ quhet kënga më e re mes reperit Gent Fatalit dhe Samanta Karavellos.

Mirëpo, ky projekt përpos që po ka sukses të madh pasi po dëgjohet e kërkohet kudo, është bërë ‘mollë sherri’ si supozim për një lidhje mes tyre. Megjithëse reperi ka pohuar se është ‘’single’’ gazeta Kosova Sot Online ka zbuluar një ‘’mini sekret’’ .

Reperi tash e një kohë të gjatë është në lidhje me Rrona Markun e cila është motra e këngëtarit Mark Marku.

Çiftin kemi pasur mundësin t’i shohim fillimisht në videoklipin ‘’Çka don ajo’’ bashkëpunim mes Capital T dhe Gent Fatalit, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Edhepse tashmë po dihet se këta dy janë në lidhje, reperi nuk ka postuar asnjë foto me të dashurën e tij ndërsa kjo e fundit ka kohë që ka zyrtarizuar lidhjen.

Image

Image
Image
Image
Image
 
 

A video posted by RRONA (@markurrona) on

(Kosova Sot)