Dua Lipa: Mezi po pres të vij në Kosovë

  • 27 July 2016 - 19:32
Dua Lipa: Mezi po pres të vij në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Prishtinë në një koncert, të hyrat e të cilit janë dedikuar për të ndihmuar fondacionin “Sunny Hill”, që ka cak përmirësimin e jetës në Kosovë.

Dua përmes rrjeteve social instagram  ka thënë se mezi pret që të mbajë koncertin e parë në vendlindje.

” E di që Kosova e Prishtinë janë gjithmonë me mua, kudo që shkoj. Mezi po pres me ardh n’vendin tem edhe mu knaq shumë n’koncert, e këtë kënaqësi e bon shumë ma të madhe fakti që ky koncert në të ardhmen ka me ndihmua artin dhe kulturën në Prishtinë dhe Kosovë. Shihemi shumë shpejt. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo në gjuhën shqipe dhe angleze.

(Kosova Sot)