Eh,more Brian...(Foto)
Vogue Williams pozon për Marbella-n, derisa ish- burri i saj thotë se i ka ndërprerë të gjitha kontaktet, transmeton Gazeta Kosova Sot.
Ajo më së shumti është e famshme për martesën e saj me ish- yllin e "Westlife", aktorin Brian McFadden, por prej nga ndarja e tyre, Vogue Williams po ia bën me dije ish-it të saj se çfarë i ka rrëshqitur nga duart. Bukuroshja 30 vjeçe ishte shfaqur në një seri fotosh shumë seksi me veshjet "Virginia Macari Beachwear Couture", derisa ajo po pozonte në plazhin në Marbella. Inspirimi për fotot ishte eleganca she sporti, ndërsa që Vogue ishte prezantuar dukjet e saj tërheqëse derisa kishte veshur disa veshje nga brendi i lartpërmendur.
Një nga këto veshje ishin bikinet njëpjesësh me ngjyrë pink, që ia kishin theksuar fort asetet e saj dhe dekoltenë bombastike. Në një tjetër foto, ajo ishte shfaqur në bikinet me ngjyrë të zezë, ma lidhëse sipër dhe ishin dypjesëshe. Duke e vërtetuar se brendi është praktik e jo vetëm i bukur, ajo u pa derisa po dilte nga uji, me një maskë uji dhe një palë lopata notimi në duar.
(Kosova Sot)