Mozzik, Kida dhe Getinjo sulmohen me koktej molotovi në Podujevë (Video)

  • 28 July 2016 - 12:22
Mozzik, Kida dhe Getinjo sulmohen me koktej molotovi në Podujevë (Video)

Reperi Mozzik, Kida dhe Getinjo mbrëmë kanë mbajtur një koncert në qytetin e Podujevës.

Por, jo gjithçka ka shkuar për mrekulli aty, pasi përkrahës të Readit shkaktuan problem, duke bërë që koncerti të ndërpritej për pak, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas policisë hodhën dy shishe me koktej molotovi jashtë ambienteve të lokalit.

Pavarësisht performancës së suksesshme, incidenti i shënuar alarmoi policinë që siguroi artistët dhe njerëzit e pranishëm.

(Kosova Sot)