Shumëngjyrëshe në Los Anxhelos

  • 31 July 2016 - 08:54
Shumëngjyrëshe në Los Anxhelos

Zendaya ka veshur edhe një fustan tjetër të mrekullueshëm, pasi që u vlerësua si ikonë e stilit nga Celine Dion. Zendaya është bërë e njohur me rolin e saj në 'Shake It Up' të studios 'Disney', por të premten aktorja 19-vjeçare është dukur e rritur derisa e ka theksuar figurën me një fustan gjysmë-transparent e shumëngjyrësh,raporton Gazeta Kosova Sot

Fustani shumëngjyrësh ia ka theksuar figurën e bukur për paraqitjen e saj në emisionin 'Hollywood Today Live' në Los Anxhelos. Dizajni pa mëngë ia ka theksuar duart, por edhe linjën e bukur të qafës, ndërsa fytyra e bukur e saj është shquar edhe më shumë nga fakti se ajo i kishte tërhequr flokët e saj në një bisht të lartë.

Aktorja trupit të saj i kishte shtuar edhe më shumë gjatësi me një palë këpucë të larta me ngjyrë të zezë. Për aksesorë kishte zgjedhur vathë, byzylykë të argjendtë dhe një orë dore. 

(Kosova Sot)

Colorful style: The 19-year-old actress channeled a rainbow in the bright frock and appeared in good spirits during her TV appearance