Vajton humbjen e të dashurës në aksident

  • 24 August 2016 - 08:06
Vajton humbjen e të dashurës në aksident

Scott Eastwood tregon si ia theu zemrën vdekja e të dashurës së tij. Scott Eastwood edhe më tutje është i përhumbur pasi e dashura e tij kishte vdekur në një aksident komunikacioni disa vite më parë. 'Unë kam humbur miq edhe më përpara; kam humbur disa miq të shtrenjtë, të mëdhenj e të shkëlqyer,raporton Gazeta Kosova Sot

Por, kurrë nuk kam humbur dikë me të cilin isha aq intim, si në këtë rast, në një marrëdhënie', ka rrëfyer aktori 30 vjeç në intervistën e tij të dhënë për numrin e shtatorit të "GQ Australia". 'Unë mendoj se kjo ka pasur ndikim tek unë, në një mënyrë që... që nuk e di. Ndoshta kjo edhe e ka bërë më të vështirë që unë të dal apo ta takoj dikë tjetër'.

Më pas, aktori nga filmi "Suicide Squad", ka vazhduar: 'Kështu janë gjërat. Aty "airbag" kishte pëlcitur. Ishte si një projektil i hedhur përmes trupit të saj. Ia ka ndarë kurrizin dhe askujt deri më tani nuk ia kam thënë këtë...ende nuk e kam thirrur as të atin e saj. Ende nuk i kam gjetur fjalët e duhura".

(Kosova Sot)

Image
Image