Ia kthen shpinën Londrës

  • 24 August 2016 - 08:09
Ia kthen shpinën Londrës

Adele duket se ka rënë në dashuri me Los Anxhelosin. Adele duket se ka vendosur të largohet nga Mbretëria e Bashkuar. Këngëtarja e hitit të madh "Hello", duket se ka shitur shtëpinë e saj me tri dhoma gjumi në Briton, shtëpi kjo të cilën e kishte ndarë me të dashurin e saj Simon Konecki dhe djalin e tyre Angelo,raporotn Gazeta Kosova Sot

Duket se atë e ka ndërruar me një pronë tjetër në Hollivud. Një burim për revistën "OK" ka thënë: "Adele përfundimisht është dashuruar në qytetin e Los Anxhelosit". Megjithatë, ata kanë thënë se ajo edhe më tutje nuk ka hequr në tërësi dorë nga rrënjët e saj: "Ajo edhe më tutje ka shumë prona në Londër, kështu që gjithmonë do ta ketë një shtëpi në Londër". Adele aktualisht është në Amerikë në turnetë e saj "Adele Live". Por, ajo kësaj radhe kishte zhgënjyer adhuruesit e saj, pasi iu desh ta anulonte një nga koncertet e saj në Feniks, pasi ishte e sëmurë.

(Kosova Sot)

Image