E mahnitshme

  • 25 August 2016 - 08:08
E mahnitshme

Rachel Weisz u duk shumë elegante, me veshjen bardhezi, për premierën e filmit. Rachel Weisz gjithmonë duket me stil, pa marrë parasysh rëndësinë e ngjarjes ku ajo paraqitet. Dhe, bukuroshja 46-vjeçare as kësaj ardhje nuk kishte zhgënjyer me dukjen e saj derisa ajo kishte arritur në Nju-Jork, për premierën e filmit "Complete Unknown",raporton gazeta Kosova Sot

Aktorja u duk shumë elegante e veshur me një bluzë me ngjyrë të bardhë e futur nën pantallonat me ngjyrë të zezë, duke shtuar edhe një palë vathë prej argjendi për të shtuar pak xixëllimë. Ylli ka rolin kryesor në film, Alice, në filmin e zhanrit dramë triler, i cili premierën e ka më 26 gusht. Rachel shkëlqeu në bluzën me qafë të thellë, ndërsa që kishte një buton të madh prej argjendi në secilën mëngë. Flokët e errëta i kishte lidhur në një bishtalec të ulët, derisa kishte theksuar buzët me shkëlqim pink.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image