Kurrsesi t'i dalë kismeti Jennifer Lopez-it (Foto)
Jennifer Lopez i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin prej pesë vjetësh Casper Smart.
TMZ raporton se marrëdhënia e tyre ka ardhur në një fund natyral.
Raportohet se 47-vjeçarja e la 29-vjeçarin, pasi ai refuzoi të marrë pjesë në një ngjarje bamirësie me të në Hamptons në natën e shtunë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ylli i popit, citohet të ketë thënë se kjo ngjarje kishte rëndësi të madhe për të, por në vend të kësaj, Smart shkoi për të parë luftën Conor McGregor / Nate Diaz në Las Vegas.
(Kosova Sot)