Ja çka ha Khloe Kardashian!

  • 26 August 2016 - 19:29
Ja çka ha Khloe Kardashian!

E kemi fjalën për ushqime, kësaj here Khloe Kardashian ia ka dalë që t'i humbë disa kile pasi është ndarë nga Lamar Odom, në vitin 2013. Bukuroshja, që tani ka 32 vjet, ka ndarë me ne disa sekrete të dietës së saj. Ajo thotë se, në vend të ushqimeve me yndyrë, të cilat edhe e kishin trashur, tani ha ushqime të përgatitura apostafat për dietë, të cilat edhe janë treguar të dobishme për të,raporton gazeta Kosova Sot

Në vend të djathit, ajo thotë se ha "hummus", i cili është një specialitet me leblebi, fara të susamit, vaj të ullirit, limon dhe hudhër, e që është specialitet i Lindjes së Mesme. Ajo pranon se është vështirë t'i ndryshosh shprehitë ushqyese, por kur e ke një vullnet të fortë, çdo gjë është e mundur. A jeni edhe ju të gatshëm që të hani atë që e ha Khloe? Mos harroni, për ushqim e kemi fjalën! 

(Kosova Sot)

Image