Djersitet në publik

  • 26 August 2016 - 19:34
Djersitet në publik

Kur një mashkull dhe një femër djersiten së bashku, zakonisht bëhet fjalë për diçka tjetër. Por, në këtë rast, Jessica Wright ishte vetëm duke ushtruar me trajnerin e saj personal S ikur të mos i mjaftonte palestra, Jessica Wright ka dalë në rrugë për të ushtruar me trajnerin e saj personal, i cili nuk hezitonte fare aspak që t'ia fuste duart para e prapa, gjoja për ta mësuar sesi të ushtronte,raporton Gazeta Kosova Sot

Nëse doni ta dini si e ka emrin ky "pis", atëherë ju themi se quhet Nick Hounslow.

Tani e dini kush po ua nguc loçkën. Ky trajner ka punuar edhe me Nicole Kidmanin. Përndryshe, bukuroshja Wright u pa duke bërë ushtrime nga më të ndryshmet. Këto ushtrime publike pasojnë publikimin e një fotografie në Instagram, ku Wright shpreh pakënaqësinë me pamjen e vet. O, zemër je, mos ta nin!

(Kosova Sot)

Image
Image
Image