Epitomi i glamurit (Foto)
Nëse nuk e dini se çka është epitomi i glamurit, atëherë shikojeni Lily Aldridge-in dhe do ta kuptoni
Nëse mund t’i besojmë Michael Korsit, nëse ka ndokush që mund ta prezantojë më së miri aventurën, luksin dhe glamurin, atëherë kjo është Lily Aldridge. Për këtë shkak, për përvjetorin e 35-të të franshizës së tij, Kors e angazhoi modelen e “Victoria's Secret” që ta reklamonte parfumin e ri, “Wonderlust”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Lily do të paraqitet në ballinën e revistës “Hamptons”, ka bërë me dije disenjatori i modës. E veshur me një fustan ngjyrë të artë metalike, nga koleksioni “Michael Kors”, që kushton 3.495 dollarë, Lily pozon me Michael-in, derisa flokët e saj të lagësht i ka vendosur prapa, duke marrë kështu një pamje edhe më seksi.
(Kosova Sot)