Reperi i shumë planeve

  • 27 August 2016 - 12:25
Reperi i shumë planeve

Intervistë me këngëtarin Petrit Sefaj- Sparrow

“Tash për tash jam duke incizuar disa këngë”

"Kënga ‘Llegend’ është një këngë që u ka pëlqyer njerëzve të shumtë që bashkëpunoj, dhe vendosëm me ta që ta bëjmë edhe klipin. Shpresoj që ka dalë interesant, edhe jam i lumtur për këtë projekt. Meritat për klipin i ka Arben Krasniqi, një djalë që punon në Gjermani me klipe dhe reklama të ndryshme, gjithashtu edhe Bahri Zariqi për skenarin, dhe kështu bashkërisht ka dalë diçka interesant”, është shprehur reperi Petrit Sefaj- Sparrow për “Kosova Sot”

“Kosova Sot”: Si lindi ‘Llegend’. Na flisni pak për klipin?

Pertit Sefaj: Kënga "Llegend" është një këngë që u ka pëlqyer njerëzve të shumtë që bashkëpunoj, dhe vendosëm me ta që ta bëjmë edhe klipin. Shpresoj që ka dalë interesant, edhe jam i lumtur për këtë projekt. Meritat për klipin i ka Arben Krasniqi, një djalë që punon në Gjermani me klipe dhe reklama të ndryshme, gjithashtu edhe Bahri Zariqi për skenarin, dhe kështu bashkërisht ka dalë diçka interesant.

Xhirimet e klipit janë bërë në Prishtinë

“Kosova Sot”: Kush e ka bërë tekstin, muzikën dhe në cilën studio është bërë kënga?

Pertit Sefaj: Tekstin e kam bërë unë, muzika është kompozuar nga Bahri Zariqi (Bahza), i cili njëkohësisht ka bërë skenarin për vide klipin. Ndërsa incizimi është bërë në “Arbasound”, një studio e njohur mjaft  me emër. Shfrytëzoj rastin të falënderoj producentin Don Arbas.

“Kosova Sot”: Ku janë bërë xhirimet e videoklipit?

Pertit Sefaj: Xhirimet e klipit janë bërë në Prishtinë. Siç shihet edhe në klip disa skena janë në studio, disa në lagjen ku jetoj ‘Bregun e Diellit’, disa në "Kafe tre" një lokal që ndodhet mbi kurriz.

“Kemi shumë plane"

 “Kosova Sot”: Çfarë presin nga ti pas "Llegend"?

Pertit Sefaj: E ardhmja pikësëpari shpresoj të na gjejë shëndoshe e mirë, kuptohet që duhet të vazhdoj të punoj projekte të tjera. Për momentin jam duke incizuar disa këngë. Kemi shumë plane. Me ndihmën e Zotit, shpresojmë t’ i realizojmë!

(Kosova Sot)