Rita Ora ndan një çmim në VMA

  • 28 August 2016 - 17:12
Rita Ora ndan një çmim në VMA

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, është caktuar që të ndajë një çmim në ngjarjen “Video Music Awards 2016” të cilën e organizon MTV.

Ngjarja VMA 2016 e sivjetme do të mbahet sonte në sheshin “Madison Square Garden”, në Manhattan.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë shumë të famshëm nga bota e muzikës, si Adele, Beyonce, Alicia Keys, Nicki Minaj, Britney Spears, Future, Ariana Grande e shumë të tjerë.

Të nominuarit për videon e vitit në VMA 2016 janë:

Beyonce - “Formation”
Justin Bieber – “Sorry”
Adele – “Hello”
Drake – “Hotline Bling”
Kanye West – “Famous”

(Kosova Sot)