Rita Ora i’a kthen Simon Cowell-it, pasi e quajti egoiste (Foto)
Rita Ora padyshim duket bukur, sikur me veshje sportive ashtu dhe me veshje elegante.
Ajo nganjëherë vishet në mënyrë misterioze duke vënë në pah mbishkrime në veshjet e saj.
I tillë ishte mbishkrimi “ I used to be cool” që mbante bluza e saj e bardhë, teksa shihej rrugës me një veshje të thjeshtë sportive.
Të njëjtin mbishkrim e kishte edhe në kapelë.
Ky mbishkrim thuhet se dedikohej Simon Cowell-it , kolegut të saj nga X-Factor, që më parë e kishte quajtur atë tepër egoiste, transmeton “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot)