Ja çka po festohet në familjen Fejzullahu (Foto)

  • 29 August 2016 - 09:47
Ja çka po festohet në familjen Fejzullahu (Foto)

Në shtëpinë e Ermal Fejzullahut në mbrëmjen e të dielës kishte festë.Këngëtari i shumë hiteve, me një ceremoni fetare ka shënuar synetinë e djalit të tij Artit.

Të pranishëm ishin të afërmit e familjes Fejzullahu. I gjithë eventi u mbajt në shtëpinë e Ermalit, derisa aty padyshim se nuk mungoi prezenca e gjyshit të Artit, Sabri Fejzullahu. Kjo ceremoni përfundoi me një darkë në një nga restaurantet e kryeqytetit.

Kujtojmë se Ermali dhe Ariana kanë gjithsej tre fëmijë Artin dhe dy vajzat Buna dhe Era.

(Kosova Sot)