Teston terapinë

  • 29 August 2016 - 20:32
Teston terapinë

Jennifer Lopez e ngushëllon veten me shoping Terapia me shoping përdoret për shumë kohë pas ndarjeve, ndërsa të shtunën, Jennifer Lopez e ka testuar këtë terapi. Bukuroshja 47- vjeçare është parë duke dalë nga dyqani 'Bonpoint' në lagjen Soho të Nju -Jorkut, e veshur me xhinse të ngushta që theksonin prapanicën dhe këmbët e saj,raporotn Gazeta Kosova Sot

Me flokët e mbledhur lart, nëna e dy fëmijëve duket se kishte dalë me duar të zbrazëta nga dyqani, përveç nëse i kishte futur gjërat e blera në çantën e saj të markës 'Christian Louboutin Paloma'. Çizmet ushtarake përshtateshin me çantën e saj.

Një palë vathë dhe disa unaza i kanë shtuar shkëlqim dukjes së saj, ndërsa në kokë kishte syze të mëdha dielli. Dukjen e kishte kompletuar me një bluzë të bardhë me imazhe të gjetheve të verdha, e cila ia zbulonte pak mesin e trupit.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image