Momente të përballjes së modeles Bella Hadid me sëmundjen e saj! (Foto)

  • 30 August 2016 - 18:47
Momente të përballjes së modeles Bella Hadid me sëmundjen e saj! (Foto)

Modelja Bella Hadid ka një problem serioz me shëndetin. Shëndeti i saj është i ngacmuar nga sëmundja e njohur si ‘Lyme’ e cila shkaktohet nga bakteria e tipit ‘Barrelia’.

Ndërsa nëna e saj Yolanda ndan rregullisht të rejat e saj në rrjetet sociale teksa dokumenton betejën e saj me këtë sëmundje.

Kurse Bella shihet e shtrirë në shtëpi duke zgjedhur që mjekimin ta bëjë aty .

19 vjeçarja ka theksuar se këtë gjë duhet ta bëjë për çdo ditë e sigurisht është mjaft e mundimshme.

Kurse motra e saj Gigi Hadid është e vetmja nga familja që nuk ka qenë e prekur nga kjo sëmundje.

Javën e kaluar nëna e tyre Yolanda i është nënshtruar një operacione në përpjekje për të pushtuar efektet negative të kësaj sëmundje.

Ndërsa që të dyja janë diagnostifikuar me këtë sëmundje në vitin 2012.

Kurse duhet përkujtuar që pavarësisht sëmundjes Bella është shumë e fuqishme në profesionin e saj prej modeleje.

(Kosova Sot)