Policia rrethon shtëpinë e Chris Brown (Video)

  • 30 August 2016 - 23:00
Policia rrethon shtëpinë e Chris Brown (Video)

Këngëtari i njohur Chris Brown që pak muaj më parë ishte dhe në Shqipëri është ndaluar nga policia pas denoncimit të bërë nga Miss California.

Vajza denoncoi në polici duke thënë se këngëtari e kishte kërcënuar me armë gjatë një debati në shtëpinë e tij që kushton 4 milionë dollarë. 

Baylee Curran ka thënë për mediat amerikane se Brown ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit.

27-vjeçari pas mbërritjes së policisë është parë duke hedhur nga dritarja një çantë të mbushur me drogë dhe armë.

Vetë këngëtari ka postuar video në rrjetet sociale ku shprehet se nuk e di se për çfarë po e kërkon policia.

“Çfarë dreqin doni nga unë? Po qëndroj larg problemeve, po kujdesem për vajzën time, punoj. Nuk shkoj me k*rva të shëmtuara”, shprehet ai.

(Kosova Sot)