Linja perfekte

  • 30 August 2016 - 23:22
Linja perfekte

Miranda Kerr shkëlqen në fushatën për brendin "Bonds" S ë fundmi kjo bukuroshe është fejuar me një nga themeluesit e "Snapchat", bëhet fjalë për Evan Spiegel. Dhe, Miranda Kerr u duk shumë e bukur në fushatën e fundit të kostumeve për "BONDS", që ishte bërë në plazhin në Malibu,raporton gazeta Kosova Sot

Modelja nga toka e kangurëve, 33 vjeçe, kishte treguar linjat e saj të hatashme dhe lëkurën e saj të puthur nga dielli, përmes kostumeve të brendit "BONDS", që do të jetë i gatshëm për shitje në muajin shtator. Në njërën nga fotot ajo u pa derisa po vraponte në ujë në kostumin e ndritshëm pink. Një tjetër foto e gjen bukuroshen me një veshje tropikale që po i përshtatej fort me balluket e saj të arta.

E veshur me një kostum njëpjesësh me ngjyrë të zezë, entuziastja e jogës po buzëqeshte për kamerat derisa në dorë po mbante një dërrasë të bardhë dhe të zezë derisa po tregonte linjat e saj të hatashme. 

(Kosova Sot)
 

Image
Image