Dukje që vret (Foto)
Ajo posedon një fizik të hatashëm që e bën zili secilën femër në mbarë botën. Dhe, bukuroshja e brendit "Victoria Secret", bukuroshja Shanina Shaik ishte përkujdesur që t'i theksonte ijët e saj derisa ishte shfaqur për një gjendje të rëndësishme të hënën mbrëma,transmeton Gazeta Kosova Sot.
Modelja nga Australia u duk mahnitëse, e veshur me një fustan të argjendtë, me një ndarje të theksuar që ia kishte theksuar fort ijët e saj. Fustani elegant i krijuar nga "Bless'ed Are The Meek", theksohej me jakën "V", me material shkëlqyes që fort ia kishte theksuar linjat e saj trupore. Dukjen e saj e kishte kompletuar me një qafore delikate dhe taka me rripa. Shanina po ashtu kishte theksuar stilin e saj të ri të flokut. Modelja 25 vjeçe po përcjell hapat e modeles tjetër që vjen nga Australia, supermodeles, Miranda Kerr.
(Kosova Sot)