Kjo ta kall atmosferën

  • 31 August 2016 - 20:23
Kjo ta kall atmosferën

Temperaturat ishin të larta në qytetin e engjëjve. Dhe, Christina Milian këto temperatura i kishte bërë edhe më të larta me veshjen e saj. Aktorja e lezetshme 34 vjeçe me krenari kishte theksuar linjat e saj trupore dhe fizikun e mahnitshëm derisa kishte dalë në Hollivudin Perëndimor. Christina ishte shfaqur me elegancën e tetëdhjetave derisa ishte e veshur me veshjet pink dhe ngjyrë të bardhë, raporton Gazeta Kosova Sot

Ajo dukej të ishte në formë të hatashme derisa dukjen e saj pink dhe të bardhë e kishte kombinuar po ashtu me pink dhe ngjyrë të gjelbër. Ylli nga “Love Don't Cost A Thing”, për aksesorë kishte zgjedhur  një çantë brezi me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “Compton”, një palë syze dhe një palë vathë. Flokët e saj brune i kishte tërhequr nga prapa në bishtalec derisa ishte përcaktuar për dukje natyrale, duke përjashtuar një shtresë të hollë pink. 

(Kosova Sot)

Image
Image