Rudina Magjistari do të bëhet nënë

  • 19 June 2015 - 12:56
Rudina Magjistari do të bëhet nënë

Prezantuesja e mirënjohur nga Shqipëria,  Rudina Magjistari, së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë. Lajmin e ka përcjellë vetë ajo nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në rrjetet sociale ajo shkruajti: "Zakonisht, lajme të tilla është vështirë t’i mbash për vete, ndaj dua ta ndaj me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm të jetës sime. Pas disa muajsh, në vend të ketij lepurushit, (foto që ka publikuar) në krahë do të kem nje bebe. Bashkë me dashurinë time, jemi në këto momente çifti më i lumtur në botë".

Lajmi është pritur shumë mirë nga ndjekësit e saj të cilët i uruan një shtatëzani sa më të mbarë. (Kosova Sot)