Biondinat dinë të kënaqen (Foto)

  • 25 September 2016 - 08:54
Biondinat dinë të kënaqen (Foto)

Christina Aguilera u kthehet rrënjëve, së paku kur bëhet fjalë për ngjyrën e flokut. Kanë kaluar 17 vjet që kur biondina e ndritshme, Christina Aguilera, kishte arritur famën me hitin e saj "Genie In A Bottle". Dhe, bukuroshja 35 vjeçe tanimë ka vendosur që t'u kthehet rrënjëve të saj prej platini. Në llogarinë e saj në rrjetin "Instagram", këngëtarja Christina kishte shpërndarë një fotografi me dukjen e saj të fundit, pasi kishte hequr nga stili ngjyrën e kuqe të flokut, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ylli i muzikës pop me secilën milimetër të trupit të saj dukej e magjishme, me kaçurrelet hollivudiane, derisa dukja e saj ishte kombinuar me buzët e kuqe që shkëlqenin dhe një palë qerpikë të rremë. 'Biondinat me të vërtetë dinë të kënaqen', kishte shkruar ajo në fotografinë që e kishte postuar. Christina tash e një kohë të gjatë ka bërë eksperimente me ngjyrën e flokut të saj, derisa me flokun e kuq pikant kishte debutuar në qershor. 

(Kosova Sot)

Back to her roots: Christina Aguilera showed off her newly platinum blonde locks with an Instagram photo on Friday