Me dashninë

  • 26 September 2016 - 19:15
Me dashninë

Emily Ratajkowski del në darkë në Londër me të dashurin Jeff Magid S ë fundmi ajo kishte marrë shumë thirrje nga ndjekësit e saj në rrjetin shoqëror në "Instagram" në mënyrë që legjendës së kriketit Shane Warne, t'i japë 'dritën e gjelbër', pasi ai kishte komentuar në njërën nga fotografitë e saj,raporton Gazeta Kosova Sot

Por, Emily Ratajkowski, 25 vjeçe, u duk shumë e lumtur me të dashurin e saj Jeff Magid derisa çifti kishte dalë për një darkë në restorantin e njohur londinez "Chiltern Firehouse". Modelja e mahnitshme kishte veshur një xhaketë me ngjyrë të gjelbër me motive ushtarake derisa veshur kishte dhe një palë pantallona të shkurta me ngjyrë të zezë dhe me bel të thellë, të cilat në masë të madhe ia kishin theksuar këmbët e saj të gjata. Flokët e saj brune Emily i kishte me stil të shprishur dhe ishte përcaktuar për grim minimal.

Bukuroshja kishte rrezatuar edhe me stomakun e rrafshët derisa të dashuri të saj po i qëndronte pranë gjatë gjithë natës. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image