Armina VS Aurela: Konkurrencë mes shqiptareve në Javën e Modës në Milano(Foto)

  • 26 September 2016 - 22:11
Armina VS Aurela: Konkurrencë mes shqiptareve në Javën e Modës në Milano(Foto)

Java e Modës në Milano është padyshim një prej eventeve më të rëndësishme të modës. Afërsia gjeografike bën që çdo vit të shohim pjesëmarrëse në këtë javë mode edhe bloggere shqiptare. Armina Mevlani dhe Aurela Hoxha janë dy prej tyre.  Edhe pse  ato kanë qenë në të njëjtat sfilata, nuk kemi parë ende një foto të përbashkët.

Aurela Hoxha është treguar më provokuese në vëshjet që ka zgjedhur si dhe në fotot e publikuara në Instagram. Nga ana tjetër, Armina është kujdesur që çdo ditë të këtë një pamje të ndryshme dhe normalisht të përshtatur me emrin e shtëpisë së modës.

Shfaqjet e Mevlanit në Milano duket se janë pëlqyr edhe nga fotografë të revistave më në zë të modës. Një prej tyre është pikërisht revista online ‘The Impression’, në editorialet e së cilës gjejmë foto të bukuroshes shqiptare. Fotografitë e Arminës pozicionohen krah emrave shumë të njohur, si italianja Chiara Ferragni, apo emra të tjerë blogger-esh të famshme. Kjo mund të konsiderohet një arritje e madhe për Arminën dhe një ‘gol’ i shënuar në duelin e saj me Aurela Hoxhën. Presim lëvizjen e rradhës nga Aurela, ndërkohë ju mund të shihni fotot e tyre nga Java e Modës.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image
Image
Image