Vesa lançoi projektin e ri, dedikuar babait të saj (Video)

  • 27 September 2016 - 09:52
Vesa lançoi projektin e ri, dedikuar babait të saj (Video)

Këngëtarja Vesa Luma e cila para pak kohësh paralajmëroi projektin e saj më të ri, sot e ka lançuar atë.

Kënga quhet ‘’Sa mall’ dhe është dedikim për personat më të dashur që nuk janë më ,shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Vesa projektin e ri e ka lançuar në ditën e ditëlindjes së babait të saj të ndjerë dhe ia ka kushtuar këngën të cilën e ka shkruar bashkëshorti i saj Big Basta. 

(Kosova Sot)

 

Babi,ti sot ke ditelindjen...Prej momentin kur u ndave nga ne fizikisht ,e as sot,nuk arrita permes fjaleve te shprehi ate qe ndjej..por fatmiresisht me kulturen e edukaten qe Ti dhe Nana na e keni mesuar,une sot rrethohem nga njerzit me te mire ne bote, qe me ndihmuan qe permes ketij projekti muzikore ,per here te pare ,te ndaj ndjenjat e mija!Kerkoj falje qe ky videoklip i ka zene ne befasi familjen time,por muzika eshte e vetmja qe mund te me "tradhetoj".. Falemderit zemer @bigbasta qe perktheve ndjenjat e mia ne fjale e muzike..dhe falemderit regjisorit te njohur Blerdi Malushi dhe njeshtrit te fotografise Avni Selmani per realizimin e kesaj video! Kjo kenge i dedikohet te gjithe atyre qe kane humbur me te dashurit e tyre! Gezuar per ty engjelli yne!

A video posted by Vesa Luma (@vesaluma) on