Joe Jonas zbulon stilin e tij të preferuar të flokëve (Foto)

  • 27 September 2016 - 10:05
Joe Jonas zbulon stilin e tij të preferuar të flokëve (Foto)

Shumë kohë para se të bëheshin yje botërorë, Demi Lovato dhe Joe Jonas kanë qenë miq të mirë. Dhe, kjo d.m.th. se ish të dashurit janë të lirë që të tallen me njëri-tjetrin, gjë që ndodhi edhe të enjten mbrëma, gjatë një koncerti privat në Los Anxheles, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Para se të dilnin në skenë, Lovato, 24 vjeç dhe Jonas, 27, pranuan se, derisa i kanë qëndruar besnik vetvetes, ata kanë eksperimentuar me stile të ndryshme të flokëve përgjatë viteve.

Por, për Jonasin, stili më i preferuar i flokëve është ai i quajtur “Camp Rock”, të cilit i kushtonte kujdes të përditshëm. 

(Kosova Sot)