Angelina Jolie: Ja çfarë kam dashur gjithmonë në jetë

  • 27 September 2016 - 18:59
Angelina Jolie: Ja çfarë kam dashur gjithmonë në jetë

Aktorja e famshme Angelina Jolie, e cila gjatë javës që lamë pas u kthye në kryefjalë të mediave rozë për shkak të ndarjes nga Brad Pitt, ka shkruar në Instagram se gjithçka që ka dashur në jetë ishte të bëhej artiste dhe nënë.

“Të jesh në çdo mënyrë një kontribut pozitiv, kjo është gjithçka që çdokush dëshiron të jetë. Kjo është e gjitha që unë kam dashur të jem. Doja të bëhesha artiste, të bëhesha nënë. Dëshironi të ndiheni të dobishëm, në çfarëdo lloj mënyre,” ka shkruar Jolie në profilin e saj në Instagram.

Aktorja ka postuar po ashtu edhe një fotografi në të cilën ka treguar sensualitetin dhe bukurinë e saj.

(Kosova Sot)

Image