Zonjusha në të zeza

  • 27 September 2016 - 23:03
Zonjusha në të zeza

Sara Sampaio ka shkëlqyer në evenimentin 'amfAR 2016' të organizuar në Milano me një fustan me ngjyrë të zezë Ajo tash e një kohë të gjatë i shpërfaqë linjat e saj të bukura trupore, në pistën e modës. Mirëpo, këtë gjë nuk ka ndaluar së bëri edhe kur është parë jashtë pistave të modës,raporton Gazeta Kosova Sot

. Bëhet fjalë për Sara Sampaio-n, e cila ka marrë pak pushim nga puna e saj e zakonshme megjithatë ka vazhduar ta tërheqë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në evenimentin 'amfAR 2016' të organizuar në Milano. Supermodelja 25-vjeçare ka shkëlqyer me një fustan me ngjyrë të zezë, që zbulonte linjat e saj trupore, të cilat i ka lakmi secila femër.

Fustani, që ishte i 'grisur' në një pjesë të konsiderueshme të tij, zbulonte pjesën e lëkurës poshtë qafës si dhe anën e djathtë të belit, derisa modelja me delikatesë kishte zbuluar këmbët e saj të gjata. Duke dashur që gjithë vëmendjen ta linte tek fustani, ajo i kishte mbledhur flokët për ta krijuar stilin bishtkali, që gjithashtu ia mundësonte të duket shumë elegante. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image