Edhe një këngëtare më shumë

  • 28 September 2016 - 20:22
Edhe një këngëtare më shumë

Megan McKenna aktore, disenjatore, tash thotë i futet edhe muzikës Ajo tashmë ka përparuar shumë me karrierën e saj si personalitet televizioni dhe si një modele,raporton Gazeta Kosova Sot

Për më shumë, Megan McKenna tani është e përkushtuar që ta pushtojë edhe botën e muzikës sikurse që kishte thënë për "Sun", se ajo tashmë është duke punuar me zyrtarët e industrisë për ta lansuar karrierën e saj në muzikë. Bukuroshja 23 vjeçe ka zbuluar ambiciet e saj në të njëjtën kohë derisa kishte prezantuar koleksionin e saj të veshjeve me "Miss Pap", të kompletuar me veshje luksoze sportive, të cilat Megan i ka prezantuar e veshur me taka.

Megan, e cila aktualisht është duke xhiruar "TOWIE" në Marbella, kishte dhuruar imazhet nga koleksioni i saj i fundit në të cilin ajo ka huazuar nga bota e sportit. Bukuroshja e lindur në Eseks ka sjellë dukjen e palestrave duke i kombinuar me një palë taka të larta.

(Kosova Sot)

Image