Gjithmonë shik

  • 29 September 2016 - 08:06
Gjithmonë shik

Kate Bosworth tregon stilin e saj pa asnjë të metë me fustanin me ngjyrë të zezë. Së fundmi ajo ka folur rreth dashurisë së saj që ka për veshjen dhe gardërobën, e të gjitha këto i kishte shpalosur në intervistën e fundit të saj për revistën "Fashion Magazine",raporton Gazeta Kosova Sot

Dhe, kjo përfundimisht ishte evidente këtë të martë, derisa Kate Bosworth kishte shkëlqyer e veshur me fustanin e shkurtë me ngjyrë të zezë "Miu Miu", të cilën e kishte kombinuar me një pallto me gëzof me ngjyrë të zezë nga shtëpia e modës "Givenchy". Aktorja e lezetshme 33 vjeçe në këtë ngjarje u ishte bashkuar modeleve të tjera si Alessandra Ambrosio, te "GiltLife Launch" në Nju-Jork. Aktorja e njohur nga filmi "Blue Crush" me këtë rast ishte përcaktuar për fustanin e shkurtë që ia kishin theksuar fort linjat e saj derisa flokun e drejtë e kishte grumbulluar pas shpinës.

Dukjen e saj klasike e kishte koordinuar me takat e zeza "Saint Laurent" dhe një çantë dore me ngjyrë të artë dhe të zezë 'Fendi'. Aktorja me një stil si ky i flokut dukej si një balerinë e bukur derisa bizhuteritë i kishte zgjedhur nga "Susan Foster"

(Kosova Sot)

Image