Me stil dhe vetëbesim

  • 29 September 2016 - 08:10
Me stil dhe vetëbesim

Hilary Duff u duk shumë e bukur në premierën e serive "Younger". Sezoni i tretë i serive "Young", që shfaqet te "TVLand", kishte premierën e vet. Të martën mbrëma, Hilary Duff ishte ylli kryesor që u shfaq në tepihun e kuq për episodin e parë në NjuJork,raporton Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 28 vjeçe kishte veshur një palë pantallona të gjerë, të cilët i kishte kombinuar me një bluzë ku dominonte ngjyra e bardhë dhe e zezë derisa mëngët e bluzës ishin të forta me stil klasik. Flokun e shkurtë të verdhë ajo e kishte rregulluar me stil derisa theksohej fort edhe manikyri i bardhë në thonjtë e saj. Derisa pantallonat nuk lejonin të shiheshin këpucët e aktores, ajo dukej në formë si kurrë më parë dhe me të drejtë kishte rolin e yllit kryesor të mbrëmjes.

Hilary ishte në shoqërinë e yllit Sutton Foster, 41 vjeçe, e cila aktron gruan e moshës së mesme, që pretendon të jetë një 26 vjeçe, në mënyrë që ta rifreskojë karrierën e saj në komedi. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image