Si manekine(Foto)
Jennifer Lawrence shfaqet më ndryshe gjatë “Paris Fashion Week”,transmeton gazeta Kosova Sot.
Tash e një kohë të gjatë ishte një muzë për “Dior”, derisa ajo gjithmonë është një vajzë e ballinave edhe kur paraqitet nëpër ngjarje të mëdha. Jennifer Lawrence kishte dalë paksa nga veshja e saj e zakonshme, derisa për shtëpinë luksoze të modës kishte ofruar një dukje më modeste. Aktorja dhe fituesja e çmimit Oskar kishte marrë pjesë në koleksionin pranverë/verë 2017, veshje që i kishte mbajtur në “Paris Fashion Week”, e veshur me një kanotiere të thjeshtë dhe një palë xhinse të grisura. Kanotiera e tejdukshme theksonte paksa sytjenat përfundi, duke theksuar sytjenat me rripat ku shënonte “Christian Dior” bluza e zezë po shkonte mirë me xhinset e gjera. Dukjen dhe stilin e kishte plotësuar me një palë taka “Dior”. Jennifer stilin e saj unik e kishte plotësuar me flokun, me një bishtalec derisa kishte dhe një qafore dhe një unazë të vetme.
(Kosova Sot)